Kylie Jenner dhe Julka Gramo bëjnë ‘xing’!

Showbiz

kylie juli
Julka Gramo e ka nisur ditën me një pyetje drejtuar të gjithë ndjekësve në ‘Instagram’. Krahas një fotoje të një palë çizmeve në ngjyrë gold ajo lë të kuptohet se i pëlqen shumë ky model dhe më pas pyet ndjekësit nëse ndajnë të njëjtin mendim me të.

57588199 416254925618506 4586019336816164864 n

Një foto të të njëjtave këpucë ka publikuar edhe Kylie Jenner disa orë më parë, duke treguar se e adhuron këtë model.Megjithëse moderatorja e njohur dhe ylli televiziv nuk kanë shumë të përbashkëta në stil, në këtë pikë mendimet e tyre janë bashkuar. Ky model është disi i pazakontë dhe jo shumë i thjeshtë, por me çizme të tilla në këmbë nuk do kalonte askush pa u vënë re.