Kylie Jenner ka qenë kryefjala e portaleve dhe mediave ditët fundit për shkak të shpenzimeve marramendëse që bëri për 22-vjetorin e saj. Një nga gjërat për të cilat ajo paguhet më shumë nga Instagram është çdo publikim me Stormin. Ajo ka publikuar foto me vajzën e saj duke u puthur dhe duhet thënë se të dyja bashkë janë një kombinim shumë i ëmbël. Gjithë kjo ëmbëlsi nuk është përballuar dot nga dy kushurirat Angelina dhe Beatrix të cilat nuk kanë rezistuar pa komentuar.
Angelina ka thënë se ajo foto e bën të dojë dhe ajo një bebe. Ndërkohë që edhe Beatrix është në të njejtën linjë me komentin e saj. Duhej patjetër një foto e Kyliet që dy kushurirat të ishin në një mendje pas zënkës së tyre?
Kujtojmë gjithashtu që familja Hadërgjonaj-Ramosaj konsiderohen ndryshe edhe si “Kardashianët” e Shqipërisë. Duke u influencuar nga Kylie, ndoshta shumë shpejt Albëria do të bëhet përsëri gjyshe…