Reperi Travis Scott është nervozuar jashtë mase me akuzat se ai ka tradhtuar Kylie Jenner. Ai është shprehur se sapo mori vesh këto lajme, e anuloi koncertin në Buffalo për të shkuar tek partnerja e tij, në Los Angeles.Travis po përpiqet të gjejë origjinën e këtyre thashethemeve, sepse mendon se kushdo qoftë ky person, po përpiqet t’i shkatërrojë familjen.
Në fillim reperi u përpoq ta mbulonte këtë situatë të vështirë, duke thënë se arsyeja pse e anuloi koncertin ishte sepse kishte probleme shëndetësore, megjithatë më vonë ai tregoi se ishte shumë i shqetësuar për marrëdhënien me partneren e tij, Kylie Jenner.Kujtojmë se Scott dhe Jenner kanë së bashku një vajzë 1-vjeç, të quajtur Stormi.