Ka kaluar pothuajse një muaj nga tradhëtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian. Gjatë kësaj kohe Thomspon, familja Kardashian dhe Jordyn Woods kanë qenë në qendër të vëmendjes.Rikujtojmë se Kylie Jenner dhe Jordyn Woods kanë qenë mikesha të ngushta dhe madje kjo e fundit jetonte në shtëpinë e Kylie.
Pas lajmit të tradhëtisë ajo u largua nga shtëpia dhe nuk fliste me asnjë pjestar të familjes Kardashian Jenner, por duket se tashmë Kylie dhe Jordyn po përpiqen të rregullojnë marrëdhëniet mes njëra tjetrës.Sipas Eonline ato janë parë duke ngrënë mëngjes së bashku dhe po diskutonin normalisht, sikur asgjë nga lajmet e bujshme të mos kishte ndodhur.Duket se Kylie dhe Jordyn kanë vendosur ti rikthehen shoqërisë të njëra tjetrës, edhe pse do ta kenë të vështirë pasi familja Kardashian ka kërkuar që ajo të qëndrojë larg tyre.