Kylie dhe Bleona paskan diçka të përbashkët… E kishit vënë re?

Showbiz

Ndonjëherë thjesht ndodh dhe njerëzit me shije të njëjta ndodh të veshin të njëjtën veshje. Këtë herë, ka qenë Kylie Jenner ajo që ka zgjedhur një fustan të njëjtë si Bleona Qereti.

Rreth një muaj më parë, Bleona vesh një fustan bojëqielli të markës Balenciaga.Ndërkohë ditën e djeshme, Kylie ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet e veshur njësoj.Një foto kolazh e ka postuar dhe vetë Bleona në Instagram. Fustani është pjesë e koleksionit të ri të pranverës të markës luksoze dhe kushton plot 1600$.