Kylie akuzohet si fajtore për aksidentin

Showbiz

sdfvsddsvvdsdvsdvs

Si çdo ngjarje në jetën e familjes Kardashian-Jenner, as incidenti automobilistik i Kris Jenner nuk ka kaluar pa drama.

Përpos raportit të TMZ i cili sqaronte detajet e ngjarjes, një raport tjetër pretendon se në të vërtetë ishte vajza e Kris, Kylie Jenner, ajo e cila po ngiste makinën e tipit Rolls Royce, në momentin që ka ndodhur përplasja. Raporti madje shkon edhe më tej duke e “akuzuar” 18-vjeçaren se shkak është bërë përdorimi i Snapchat-it.

Megjithatë, si rrallë ndonjëherë, Kylie ka shfrytëzuar Twitter për të mohuar lajmin, si dhe për të sqaruar se nxitoi në vendngjarje për t’i qëndruar afër së ëmës. Sido që të jetë e vërteta, Snapchat me shokë, po kthehen në problem serioz!

dfgggdg