“Ky rol më tremb”; Do të luaj princeshë Dianën por aktorja nuk është aspak e gëzuar

Showbiz

Në filmin e ri që do të bëhet për Princeshë Dianën, rolin e saj do ta luaj aktorja Kristen Stewart  të cilën shumë nga ju e njohin nga filmi I njohur “Twilight”.

Ky është një rol që shumë aktore kanë dashur dhe kanë konkurruar për ta marrë, por pavarësisht kësaj Kristen nuk është e lumtur që e arriti!

“Aksenti më tremb. Për dreq, njerëzit e njohin zërin e Lady Diana-s shumë mirë, e kemi shumë të ndryshëm dhe ndaj është shumë e vështirë për mua. Unë po punoj për këtë pjesë. Është një nga historitë më prekëse dhe ndaj nuk dua thjesht ta luaj rolin e saj. Dua ta njoh atë”- ka rrëfyer Kristen.

Ky është rasti i cili tregon se arritjet nuk janë gjithmonë të shoqëruara me entuziazëm dhe gëzim pasi kanë dhe përgjegjësi dhe vështirësi. Të gjithë jemi kurioz për të parë Kristin në rolin e princeshë Dianës.

Filmi do të vendoset në Sandringham dhe do të flasë për momentin kur Diana kuptoi se martesa e saj nuk po funksiononte.