Dwayne Johnson i njohur ndryshe si “The Rock” ka kryesuar për këtë vit listën e aktorëve më të paguar në botë. Revista prestigjioze “Forbes” shkruan se, aktori hollivudian ka arritur një vlerë prej 64.5 milionë dollarësh këtë vit, më shume sesa fitimet në 2015.
Jackie Chan është ende i dyti në listë, fitimet të të cilit janë rritur nga 50 milionë dollarë në 61 milionë dollarë.
Matt Damon, Tom Cruise dhe Johnny Depp plotësojnë 5-shen më të paguar, ndërsa aktorët si Bradd Pitt, Vin Diesel dhe Benn Affleck renditen brenda 10 artistëve më të paguar. Robert Downey Jr, i cili ishte aktori më paguar në 2015, për këtë vit renditet në vendin e tetë, të ardhurat e të cilit kanë rënë nga 80 në 33 milionë dollarë.