Ky është aksesori, që Princ Harry e mban prej 20 vitesh me vete!

Showbiz

harry aksesor

Është gjithmonë i njëjti, pavarësisht nëse është i veshur sport apo klasik, edhe në fotografitë e dasmës së tij dallohej aksesori që djali i princeshës Diana mban prej 20 vitesh në dorë. Princi Harry e ka vendosur këtë byzylyk në dorë që pas vdekjes së nënës së tij, gjatë udhëtimit të tij në Afrikë në vitin 1997 dhe nuk e ka hequr më prej asaj dite.

harry akse

Harry është fotografuar me byzylykun që nga viti 2001 dhe vëllai i tij, Princi William, dihej gjithashtu se mbante një version shumë të ngjashëm në vitet pas vdekjes së Dianës. Të dy vëllezërit e ruajnë si të shenjtë atë detaj, pasi kujtimi i nënës së tyre mbetet i paharruar.