Para pak ditësh Jonida Maliqi na befasoi me pamjen e saj, gjatë festimeve të ditëlindjes të Elvana Gjatës. Ajo kishte veshur një fustan asimetrik portokalli, të kombinuar me një palë çizme të zeza me majë.
Ende pa harruar imazhin e Jonidës, dje pamë “binjaken” e saj. Edhe blogerja Estela Ujka ka bërë të njejtën zgjedhje, për tu paraqitur në një event të organizuar në Tiranë. Përveç fustanit i cili është i njejti, edhe zgjedhja e këpucëve është po njësoj. Gati gati nuk po e kuptonim se kë po shihnim, Jonidën apo Estelën?
Gjithsesi, të dyja vajzave veshja u rrinte shumë bukur. Në fund të fundit, të gjithë kemi patur situata të tilla, apo jo?