Çifti i aktorëve Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayişman, së fundmi janë vendosur në qendër të vëmendjes për komentet e tyre lidhur me një emocion të bukur por edhe jo fortë të lehtë për t’u pranuar. Çifti ka rrezatuar në ceremoninë e dasmës së motrës së aktorit, por pas kësaj atmosfere festive, fshihen edhe ndenjat e Tolgës lidhur me martesën e një prej njerëzve të shtrenjtë të jetës së tij. Kur aktori u pyet si ndihej, ai tha se nuk është e lehtë ‘të japësh’ një vajzë, por ishte burukoshja shqiptare e cila ndërhyri duke thënë se edhe ai ‘ka marrë vajzën e një familjeje tjetër’. Almeda shtoi se e kishte parë si rrallëherë bashkëshortin e saj aq të emocionuar aq sa edhe ishte përlotur. Aktori ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të shoqëruar me një urim të përzemërt për çiftin e ri. Aktori u gjend para një pyetjeje të papritur për të: se si do ta përballonte ai ditën kur vajza e tij të martohej. Tolga, babai i një vajze 5 muajshe pranoi se kjo do të ishte shumë e vështirë për të, por së paku tha se ishte shumë herët për ta menduar. Ai nuk la pa përmendur edhe projektet, ku theksoi se për momentin ishte i fokusuar tek filmat të cilët përcjellin emocione unike në kinema dhe mbeten gjatë në kujtese ndryshe nga serialet të cilat korrin sukses të menjëhershëm.