Mesa duket, ditëlindja e 50 e Diddy prezantoi shumë dizenjues shqiptarë. Vlen të përmendim Kujta dhe Meri të cilët krijuan një fustan të mrekullueshëm për divën e muzikës, Beyonce.
Por, një tjetër artiste e famshme ka zgjedhur përsëri një dizenjues shqiptar për ti besuar fustanin e saj. Ylli i Destiny Child, Kelly Rowland veshi një fustan të zi, bust me mëngë të gjata dhe me një të çarë në njërën anë, i dizenjuar nga Valdrin Sahiti.
View this post on Instagram
Ai ka dizenjuar veshje të ndryshme për yje me famë botërore ku përmendim: Chloe dhe Halle Bailey, Cardi B, Iskra Lawrende, Fanrasia Taylor dhe sigurisht edhe një shqiptare e njohur botërisht, Bebe Rexha.
Shqiptarët po arrijnë të korrin sukses me yjet më të mëdhenj, pasi ato kërkojnë gjithmonë një person që punon në mënyrë origjinale dhe për të patur veshjen më fantastike në evente të ndryshme.