Trejsi Sejdini prej disa kohësh ndodhet në SHBA si modele dhe gjithashtu dëshiron të ndjekë studimet në ‘The New York performing arts academy’.
Së fundmi, një nga fotot e Trejsit mesa duket i ka tërhequr vëmendjen edhe modeles me famë botërore Gigi Hadid, e cila e ka ripostuar në ‘Instagramin’ e saj.
Trejsi në këtë foto ka veshur një kostum sportiv që mban emrin e Gigit dhe firmën e veshjeve “Reedbok”.