Kush është gruaja misterioze përkrah Mustafa Uğurlu?

Showbiz

Aktori i njohur Mustafa Uğurlu është parë së fundmi  duke u larguar me një mikeshë nga një bar, por sapo ka vënë re praninë e kamerave, aktori pati një reagim të papritur që i ka habitur gazetarët. Këta të fundit tentuan të mësonin diçka rreth identitetit të zonjës që e shoqëronte dhe  çfarë i lidhte ata të dy, por pas pyetjes drejtuar aktorit, këtë të fundit e ka zënë paniku kurse gruaja pranë tij ia ka mbathur dhe ka  shmangur kamerat. Ky reagim i dyshes ka ngacmuar edhe më tepër interesin mediatik.

Gazetarët ju drejtuan aktorit me pyetjen nëse  gruaja pranë tij ishte e dashura , por Uğurlu e mohoi këtë dhe u shpreh se ajo ishte vetëm një mikeshë. Duke iu referuar panikut dhe shpërqëndrimit të  gruas që e shoqëronte atë,  gazetarët këmbëngulën të kuptonin më tepër dhe kërkuan të mësonin arsyen përse duhej të largohej zonja nëse mes tyre nuk kishte diçka për të fshehur . Aktori i është përgjigjur kështu pyetjes : “As unë nuk e kuptoj, nuk e di pse vrapoi! Ne të famshmit e njohim këtë jetë, por ata jo! Nuk mund të detyrojmë miqtë dhe familjarët tanë të sillen njësoj si ne“. Më pas ata u larguan dhe vazhduan të ecin së bashku për pak kohë.