Pallati mbretëror britanik Kensington ka mikpritur një mikeshë shumë të veçantë, yllin me famë ndërkombëtare Rita Ora. E shoqëruar nga deejay Nick Gramshaw dhe finalistët e programit ”Teen Heores”, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka qenë e ftuara e nderit e një ceremonie bamirësie e cila promovon punën vullnetare të të rinjve që kanë një prind ose kujdestar me vështirësi në shëndetin mendor. Rita Ora u shpreh se takimi me dy princat ishte shumë i fytshëm dhe se mori premtimin e tyre për të bashkëpunuar në të tjera projekte bamirësie në të ardhmen. Ajo ndau me të ftuarit eksperiencën e saj gjatë periudhës kur mamaja e saj u diagnostikua me kancer të gjirit dhe frymëzoi të rinjtë për t´u përfshirë në punë vullnetare.