Kush është adoleshentja më e përfolur e ditëve të fundit? Quhet Alex Padilla dhe është e dashura e Lamine Yamal

Showbiz Sport

Emri i futbollistit Lamine Yamal i kombëtares së Spanjës, u përmend në radhët e futbollistëve që dhuruan  emocione të forta gjatë  Kampionatit Evropian të këtij viti i cili tashmë ka e ka fituesin e vet. Vetëm në përfundim të këtij kampionati u kuptua se Jamal ka një të dashur. Ajo u bë e famshme krejt papritur dhe emri i saj bëri bujë të madhe gjatë këtyre ditëve në media dhe në rrjetet sociale. Ajo quhet Alex Padilla. Alex i ndoqi ndeshjet e Spanjës gjatë EURO 2024 në shoqërinë e familjes së Lamine po deri në çastet e fundit emri dhe portreti i saj ishin në hije. Sot shumë kanë kureshtje se kush është ajo? Më poshtë ndajmë disa informacione të përgjithshme rreth saj:

Alex Padilla është studente në Barcelonë.

Besohet të jetë në të njëjtën moshë me të dashurin e saj Lamine Yamal, në kundërshtim me thashethemet se ajo është shumë më e madhe se futbollisti.

Alex është e pranishme në rrjetet sociale dhe vetëm pak ditë pasi u mësua se është në lidhje me yllin e futbollit, ajo  ka grumbulluar mbi 200 mijë ndjekës në TikTok.

Pavarësisht nga intensiteti i thashethemeve rreth lidhjes së saj me Yamal, Alex nuk u pronononcua asnjëherë për t’i hedhur poshtë apo konfirmuar pretendimet rreth lidhjes së tyre rë dashurisë.

Po ashtu u tha se ajo ka qenë një partnere shumë mbështetëse dhe ka qëndruar pranë tij gjatë gjithë kohës.