Kush e provoi aplikacionin që të plakte, mund të ketë këto probleme në të ardhmen

Showbiz

Mosha mesatare e instagramit ditët e fundit duket të jetë ngritur mbi 70 vjeç! Kjo jo sepse gjyshet tona kanë hapur pa fund profile në këtë rrjet social, por sepse të gjithë ‘janë çmendur’ pas aplikacionit FaceApp.

Programi që po përdor inteligjencën artificiale për të ndryshuar fotot e njerëzve, që mund t’i plakë ata deri në 60 vite, thuhet të mos jetë aq i sigurtë sa duket në pamje të parë. Sigurisht vitet as do jua shtojë e as fytyrën s’do t’jua rrudhë, por fotot që ju i ngarkoni, mund t’jua përdorë pa dëshirën dhe dijeninë tuaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati) on

Sipas politikave të aplikacionit bëhet e qartë se informacioni i mbledhur nga celulari juaj si profile i facebook-ut e fotot tuaja (me miratimin tuaj) mund të përdoret më pas për reklama apo forma të tjera marketingu.

Thënë thjesht, kjo do të thotë që gjithë fotot që ju ngarkoni tek ky aplikacion mund të duken private, por më vonë FaceApp mund t’i përdorë publikisht në mënyra të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on