Kush e ka rrëmbyer zemrën e aktores Özgü Kaya, ‘Tyrkanit’ të serialit “Tri motrat”?

Showbiz

Özgü Kaya, e cila interpreton personazhin kryesor të Tyrkanit, në serialin “Tri motrat” i transmetuar çdo mbrëmje nga Tring, në dy kanale televizive, Tv Series në orën 20:00 dhe 3 Plus në orën 21:00, së fundmi është shfaqur në publik për herë të parë me të dashurin e saj dhe a e dini se kush është ai? Aktori Eren Oren i cili portretizon personazhin e Mustafait, i cili nuk është shfaqur ende në serial por qëdo të jetë pjesë e tij pas disa episodeve, në jetën reale qëndron pot dashuri pranë aktores e cila duket se i ka rrëmbyer atij zemrën.

Dy aktorët, të kapur dorë përdore, dukej se po jetonin dashurinë edhe në jetën reale. Çifti deklaroi se do të rikthehej në xhirime në Ajvallëk për vazhdimin e xhirimeve për episodet të radhës dhe treguan se gjithçka po shkonte shumë mirë për të gjithë ekipin e xhirimit.

Ajo që ra në sy ishin shikimet e ëmbla plot dashuri që Kaja dhe Oren i dhuronin njëri- tjetrit dhe frazat e tyre të dashurisë ku shprehnin hapur se ata e ushqenin prej kohësh dashurinë: “Ne mbështesim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin“. Duke e uruar të dashurën e saj Oren tha: “Performanca e Ozgy-s tashmë ka fituar një çmim, përgëzimin dhe dashurinë e publikut! Si koleg dhe mik i saj, unë e admiroj atë në sheshxhirim dhe pëtej ekranit“.