Kush e ka pushtuar e Dua Lipës?/ Këngëtarja bën publike romancën

Showbiz

Bota e dashurisë së të famshmëve shpesh kthehet përmbys dhe fansat e tyre janë gjithmonë kureshtarë për të mësuar detajet. Lidhja e parë që shpërtheu mendjen e të gjithëve kohët e fundit ishte ajo mes modeles Kendall Jenner dhe këngëtarit Bad Bunny, por kjo romancë u la shpejt mënjanë kur motra e saj Kylie Jenner vizitoi shtëpinë e aktorit Timothee Chalamet, duke nxitur më tej thashethemet që ata mund të ishin në një romancë.

Më tej disa përdorues të Twitterit paraqitën një teori ku lanë të kuptohej se Taylor Swift dhe Fernando Alonso mund të kishin nisur një lidhje romantike, pasi të dy janë ndarë së fundmi nga partnerët e tyre. Përballë kaq shumë ndryshimeve dhe thashethemeve, e vetmja që ka bërë publike dashurinë e saj ka qenë Dua Lipa, e cila për herë të parë ka ndarë ditët e fundit me ndjekësit një fotografi krah dashurisë së saj të re.

Fituesja e zemrave të publikut shumë kohë më parë, publikoi për fansat në InstaStory një fotografi të saj dhe regjisorit greko-francez Romain Gavras. Në fotografi duket dora e këngëtares duke mbajtur një fotografi ku shihet ajo teksa vështron e qeshur regjisorin. Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe e bëjnë publike romsncën tyre.

Edhe pse këngëtarja e hiteve të shumta nuk ka folur dhe as nuk ka shkruar asgjë lidhur me këtë çështje, emoji i kuq i zemrës konfirmon se Dua e ka gjetur sërish dashurinë dhe frymëzimin këtë herë në botën e kinemasë.