Princi Harry ka zbuluar më në fund se kush do të jetë njeriu që do të shoqëroj në dasmën e tij me Meghan Markle. Harry ka zgjedhur vëllain e tij, Prince William për të pasur nderin të qëndrojë pranë tij. Sigurisht që të gjithë prisnin atë, por tani është zyrtare me një deklaratë nga Kensington Palace, “Princi Harry ka kërkuar që vëllai i tij, Princi William i Kembrixhit të jetë njeriu që do të shoqëroj në dasmën e tij me znj. Meghan Markle.” Megjithëse, roli i personit shoqërues zakonisht nuk ekziston në dasma mbretërore britanike, Princi William zgjodhi Princ Harry-n për këtë, kur ai u martua me Kate Middleton në vitin 2011 dhe pritej që Harry do të bënte të njëjtën gjë.
Ndërkohë që identiteti i shoqërueses së nderit të Markle-it mbetet i fshehtë, disa emra që janë konsideruar si më pranë kësaj zgjedhje kanë pushtuar mediat britanike këto kohë. Shumë po spekulojnë se Markle do të emërojë miken e saj më të mirë, Jessica Mulroney. Të dyja besohet të jenë takuar në vitin 2011, rreth kohës që Markle u zhvendos në Toronto, për të marrë pjesë në disa sfilata. Që atëherë ato kanë qenë shumë të lidhura me njera-tyjetrën dhe gjithashtu, mikja e saj dhe bashkëshorti i saj kanë qenë të vetmit persona të cilët I ndihmuan për të ruajtur fshehtësinë e lidhjes së tyre. Edhe në pregatitjet e dasmës ajo po e ndihmon shumë Meghan, madje dhe zgjedhjen e fustanit e bërë së bashku.