“Kur një histori dashurie mbaron nuk do të thotë që nuk dashuron më!”. Monika Belluci flet ‘pa dorashka’ për revistën e famshme…

Showbiz

Në sallat e kinemave botërore shumë shpejt do të shfaqet në tre filma, me gjithë bukurinë e saj rrëzëllitëse, Monica Bellucci. Në revistën “Madame Figaro” , e cila i ka kushtuar kopertinën, aktorja 55 vjeçare shfaqet në formë të shkëlqyer.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monica Bellucci (@monicabellucciofficiel) on


“Kur një marrëdhënie në çift përfundon, nuk do të thotë që nuk dashuron më. Do të thotë që nuk është më e mundur të bësh përpara”, rrëfen ajo.
Martesa me Vincent Cassel është tashmë e shkuar dhe historia me të riun Nicolas Lefebvre pati jetëgjatësi të shkurtër. Edhe pse Monica thekson: “Kush ka thënë se jam single?”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monica Bellucci (@monicabellucciofficiel) on


Ndërkohë, Bellucci përqendrohet në punë. Aktorja mund të shoqërojë projektimin special të “Irreversible” të Gaspar Noè në Festivalin e Kinemasë në Venezia dhe në sallat e kinemasë do e shohim protagonist të tre filmave: filmi horror “Nekrotronic”, thriller-i “Spider in the Ëeb” dhe “Les plus belles années d’une vie” (Vitet më të bukura të jetës), prezantuar tashmë në Kanë, jashtë konkursi.