Kur Enca bëhet romantike

Showbiz

eee

Pas publikimit të “Bow Down”, Enca u angazhua me koncerte në të gjitha trevat shqipfolëse duke mos publikuar më projekte muzikore.

Epo, më në fund do të mund të kemi muzikë të re nga këngëtarja 20-vjeçare.

Ajo ka publikuar në SnapChat një foto ku tregon se shumë shpejt do të publikojë këngën e parë në anglisht.

“Kënga do të jetë në një stil tërësisht ndryshe nga ç’kam kënduar më parë. Përveç faktit që teksti do të jetë në anglisht, risia tjetër është se kënga do të përmbajë nota melankolike, prandaj mund të themi se do të jetë gjysmë baladë”, – shprehet këngëtarja.

Sigurisht, Enca nuk do të mjaftohet me kaq, pasi këngën do ta shoqërojë me një klip, i cili do të na surprizojë të gjithëve.

Më tepër, Haxhiaj tregon: “Kënga do të shoqërohet me një videoklip, ndryshe nga videot e tjera. Por për më shumë duhet të prisni deri në shtator”.

Ky projekt muzikor do të jetë i fundit për albumin e parë të Encës. Prandaj, Encatics, bëhuni gati!

/Blitz.al/