Kanë kaluar vetëm pak muaj nga koha kur këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti pushtoi mediat ndërkombëtare me veshjen e zgjedhur në festën e çmimeve Oscar të organizuar nga Vanity Fair, duke shkatuar polemika anembanë rreth zgjedhjes së saj. Në në një rrëfim për prestigjiozen britanike ‘’Daily Mail” ka folur për këtë zgjedhje të saj duke deklaruar se veshja e saj thuajse topless, u keqinterpretua nga mediat botërore dhe se të dalësh lakuriq në publik është art, jo një mënyrë për të tërhequr vëmendje. 38-vjeçarja, e cila u zhvendos në Los Angeles shumë vite më parë, rrëfeu për të përditshmen britanike se fustani ishte tërësisht zgjedhje personale dhe se i pëlqen që të jetë krijuese me veshjet e saj.
Ajo zbuloi gjithashtu se e kishte zgjedhur fustanin pikërisht për fushatën #MeToo. “Femrat kanë qenë të shtypura prej kaq kohësh, të trajtuara si objekt nga meshkujt e industrisë së argëtimit. E vesha atë fustan për fushatën #MeToo. Ata duhet të kuptonin se jam e lirë dhe më lejohet të shpreh veten për atë që jam në të vërtetë. “Të gjitha femrat duhet të jenë të afta që të ndihen rehat me personin që janë. Nëse Iggy Pop mund të dalë lakuriq apo pa bluzë, përse nuk mund të bëjnë edhe femrat të njëjtën gjë?”, u shpreh Bleona. Gjithashtu ajo sulmoi dy standardet që sipas saj aplikon industria për femrat.
“Nëse do ta kishte Kim apo Beyoncé dhe do të dukeshin njësoj si mua, ato do të “kishin thyer internetin”. Do të kishte qenë: O zot ato duken të mrekullueshme! Kim K e bën këtë çdo ditë”, shprehet Bleona, ndërsa shton: “Megjithatë, ngaqë nuk të njohin përkthehet se po kërkoj vëmendje”. Pavarësisht kësaj, Bleona rrëfen për mediat britanike se kishte qenë shumë nervoze përpara se të dilte në tapetin e kuq, pasi siç shprehet ajo nuk e dinte se cili do të ishte reagimi që do të pasonte.