Ylli i ‘Keeping up with Kardashians’, Kourtney ka publikuar pak minuta më parë një video ku shfaqet teksa shikon një nga filmat më të famshëm të Julia Roberts, ‘Notting Hill’. Një prodhim ky i 1999-ës, që ka në qendër një histori dashurie shumë të bukur. Siç duket bukuroshja e ekranit është prekur nga ky film dhe ka shprehur një dëshirë publikisht.
“Dua të jem e dashuruar”,-shkruan Kourtney.Duke marrë parasysh historitë e fundit romantike që ajo ka pasur dhe tradhtinë nga ish-i dashuri ndjesitë e saj janë mëse të kuptueshme. Për herë të fundit Kourtney u përfol për një lidhje me Younes Bendjima, marrëdhënie e cila zgjati vetëm pak muaj.