Kuptimet e fshehta që kanë tatuazhet e VIP-ave hollywoodian…

Showbiz

tatooo

angelina
1.Angelina Jolie: Tattoo që Jolie mban në shpatulla është emri i burrit të saj të dytë Billy Bob Thornton me të cilin u nda në vitin 2003.Por ajo ka dhe një tjetër tatuazh i cili përfshin të gjitha kordinatat ku kanë lindur personat e saj më të dashur, fëmijët dhe ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt. Sipas rradhitjes në krahun e saj koordinatat kanë këtë shpjegim:
-Një vend në Kamboxhia – djali i saj më i madh Maddox.
-Një vend në Etiopi – vajza e saj Zahara.
-Namibia – vajza e saj Shiloh.
-Vietnami – djali i saj Pax.
-Franca – binjakët Knox dhe Vivienne.
-Oklahoma– Vendlindja e Brad Pitt.

ciley1

miley tat2
2. Miley Cyrus: Ajo mban tattoo jo vetëm për personat e saj të dashur por edhe për hobit dhe gjërat e tjera të preferuara. Në bërrylin e Miley ajo ka vizatuar kokën e qenushit të saj të cilin e konsideron familje dhe një nga dashuritë më të mëdha që ka në jetë. Në veshin e saj shkruhet “Dashuria” dhe shpjegimi që Miley ka dhënë për këtë është që ajo dëshiron të dëgjojë vetëm për gjëra të bukura dhe positive dhe ai tattoo është simbol i bllokimit dhe filtrimit të negativitetitqë mund ti dëgjojnë veshët.

lady tat
3.Lady Gaga: Lady Gaga thotë se tatuazhi i një miu në krahun e saj i është kushtuar motrës së saj të vogël Natali. Këngëtarja e quajti ‘Mouse’-in e saj motrën kur ato ishin të vogla. Detajet e tatuazhit gjithashtu kanë rëndësi. ‘Mouse’ mban një gjilpërë që përfaqëson dashurinë e Natalisë për dizenjimin e rrobave dhe fije rreth këmbëve të cilat formojnë emrin e saj me shkurtesë, Nat.

beckahmtat
4. David dhe Brooklyn Beckham: David ka bërë një tatuazh për të cilin shprehet se e ka kodin e familjes së tij. Mesa duket kjo ide i ka pëlqyer shumë djalit të tij të madh sepse Brooklyn ka bërë të njëjtin tattoo veçse më minimalist. “020511” është tattoo dhe këto numra përfaqësojnë vitet e lindjes së vëllezërve dhe motrave të tij: 02 – Romeo, 05 – Cruise, dhe 11 – Harper.

megtat
5.Megan Fox: “Ne të gjithë do të qeshim me fluturat e argjendta” – ka shkuar Megan në shpatullën e saj. Është ky një tattoo frymëzuar nga shfaqja e Sheakspere “ Tragjedia e mbretit Lear”. Sipas Meganit, kjo është një kujtesë se ajo duhet të mbetet e qëndrueshme edhe pse tani është një yll i Hollywoodit. Një tjetër kujtesë për trupin e saj është simboli kinez për të vërtetën që thotë se ne duhet të qëndrojmë të fortë në rrugën e ëndrrave tona.

ematat
6.Emma Stone: Emma Stone së bashku me nënën e saj kanë bërë një tatuazh të njëjtë që janë këmbët e një shpendi i cili simbolizon lirinë që ato ndjenë pasi nëna e saj luftoi dhe mundi kancerin e gjirit. Tatuazhi është bërë nga vetë Paul McCartney, i frymëzuar nga dashuria e nënës së Emmës për këngën “Blackbird”, një këngë që ai e kompozoi shumë kohë më parë.

caratat
7.Cara Delevingne: “Është bërë në Angli” shkruhet në këmbën e majtë të Carës. Kjo ishte mënyra e modeles për të shprehur ndjenjat që ajo kishte gjatë shfaqjeve të modës. Sipas saj, shumë modele trajtohen si kukulla ose objekte të pajeta dhe ky tatuazh duket si vula që iu vendoset modeleve.

kellytat
8.Kelly Clarkson: “Duaji më shumë” është shkruar në dorën e saj. Kur ajo ishte një fëmijë, pyeti një predikues: “Pse disa njerëz janë të këqij?” Dhe ai tha: “Për shkak se ata nuk ishin mjaft të dashur”. Kur ajo u rrit, realizoi një tatuazh të tillë si një kujtesë të kësaj ngjarje. Sipas Kellyt, kur takon një person të keq, ajo kujton se ata janë të këqij, sepse ata nuk ishin mjaft të dashur kur ishin të rinj.

vintat
9.Vin Diesel: Një ëngjël e konsideron Vin mikun e tij Paul Walker i cili vdiq në vitin 2003. Për të kujtuar gjithmonë mikun e tij më të mirë, Vin Diesel realizoi një tatuazh të madh “ëngjëlli” me sy dhe krahë që bëri të pëlqehet nga çdo tifoz i Paul Walker.