Lidhja e tyre pati polemika të shumta për shkak të diferencës në moshë. Pati nga ata që i kundërshtuan, i kritikuan, madje edhe i shanë për vendimin e tyre. Megjithatë, duket se dashuria mes aktores turke Hazar Erguclu dhe regjisorit turk Onur Ynly ishte më e fortë se komentet e njerëzve.
Sipas gecce.com, Hazar dhe Onur kanë takuar familjarët e njëri-tjetrit dhe në planet e tyre është edhe martesa. Në një intervistë të realizuar pak kohë më parë, Hazar shprehu dëshirën për tu bërë sa më parë nënë.
Hazar Erguclu është aktualisht 26 vjeç ndërsa i fejuari i saj 46 vjeç.