Kujt ia ka dedikuar këngën e re Young Zerka?

Showbiz

young ronela
Ronela Hajati dhe Young Zerka prej disa kohësh përfliten për një lidhje të mundshme mes tyre, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë asnjë konfirmim. Mirëpo ndërkohë që gjithë rrjeti po “zien” për historinë e dashurisë mes tyre, Zerka na bëri lëmsh të gjithëve me këngën e tij të re. Këngëtari i njohur së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re që titullohet “Anna”. Menjëherë pas publikimit kjo këngë ka marr pëlqime të shumta dhe jo të paktë kanë qenë ata që e kanë shpërndarë atë në profilet e tyre në rrjetet sociale. Ajo është shpërndarë në Instastory edhe nga aktorja e njohur që mban të njëjtin emër si kënga, Anna Lika, e cila në postimin e saj ka etiketuar edhe Ronelën dhe Zerkën.

ana lika