Kaan Yıldırım dhe Kubilay Aka u panë në Bodrum gjatë ditëve të fundit duke shijuar pushimet larg preokupimeve profesionale, shexhirimit, kontratave të reja e bashkëpunimeve të afërta. Dy aktorët e famshëm duket se nuk ndanin vetëm profesionin e përbashkët por edhe një miqësi të mirë. Ndërkohë akomodimi i tyre në të njëjtin hotel me emra të tjerë të njohur, mes tyre aktoren Birçe Akalaj e basketbollistin Ibrahim Kutlaj, i ka bërë bashkë ata në ndarjen e kohës e bisedave. Dy aktorët e famshëm të cilët suksesin e kanë patur bashkëudhëtar gjatë sezonit që lam pas, fal interpretimeve të sukseshme e të vlerësusara për disa projekte, edhe pse iu dorëzuan pushimeve dhe relaksit pa menduar për lodhjen që lanë pas apo atë që i pret në sezonin e ardhshëm, nuk harruan të ndanin disa nga këto momente me ndjekësit tyre të shumtë në rrjetet sociale.