Motrat e famshme Ashey dhe Mary-Kate Olsen njihen nga të gjithë ne. Kanë lindur në Californi dhe janë me origjinë Angleze dhe Norvegjeze. Në familje janë 6 fëmijë, ku 4 fëmijë i ati i ka nga martesa e parë dhe 2 të tjerët në martesën e dytë, pas ndarjes me mamanë e binjakeve në vitin 1995. Shumë prej vajzave që kishin motra, imitonin dy binjaket në fjalë sepse ato u kthyen në trend për shumë kohë. Ato kanë luajtur një sërë filmash nga më të ndjekurit e deri tek më të dështuarit. Aktrimi për to ishte pista e parë drejt rrugës së artit dhe botës së kinematografisë dhe famës.
Karriera e tyre në aktrim startoi në 1987 me “Full House”, “Hangin’ with Mr.Cooper”, “To Grandmother’s House We Go” e deri tek “The adventures of Mary –Kate and Ashley” në vitin 1995 që ishte dhe periudhë shumë e vështirë për to për shkak të divorcit të prindërve. Motrat Olsen numruan një mori rolesh në filma nga më të ndryshmit deri në vitin 2004. Shumë shpesh i shihnim në filmat që shfaqeshin në televizion derisa në një moment ato vendosën të braktisin aktrimin për modën. Ky lajm i habiti të gjithë ata që ishin mësuar ti shihnin thuajse çdo javë në televizion me projekte të reja.
Moda e tyre ishe paksa e pazakontë pasi të dyja motrat krijuan një stil “endacak” të veshuri. Ato pëlqenin gjërat “oversize” duke filluar nga veshjet e deri tek syzet , çantat apo këpucët e mëdha ndaj nëse shikoni rrugëve të New York njerëz me veshjen 4 masa më të mëdha se normalja janë motrat Olsen ose admiruesit e zjarrtë të tyre. Më pas filluan të stilonin për vajzat nga mosha 4-14 vjeç. Bangladeshi është vendi më i varfër në botë, por ishte pikërisht ky vend që frymëzoi stilin e dy motrave.
Së fundmi ato janë kritikuar shumë si për këtë stil të pazakontë tyrin, ashtu edhe për pamjen e tyre në përgjithësi e cila sipas fansave konsiderohet “e plakur”. Duket se kritikat nuk shkuan në vesh të shurdhët pasi para pak kohësh, në daljen e tyre të fundit ato shkëlqyen dhe u pëlqyen nga të gjithë.