Kthehet pas 5 vitesh mungesë, Avril Lavigne tregon se ka rrezikuar jetën…

Showbiz

lavigne
Avril Lavigne mund të ketë qenë këngëtarja juaj e preferuar në periudhën e adoleshencës ose fëmijërisë kur këngët e saj “When your gone” dhe “Complicated” ishin kthyer në hite botërorë. Por në 2013 krejt papritur Avril u largua nga skenat e muzikës. Pas 5 vitesh ajo ka shpjeguar gjithçka me një letër drejtuar fansave. Ajo ka zbuluar se së shpejti do të sjellë një album të ri dedikuar 5 viteve të humbura pa muzikë. Këngëtarja ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë infektive me emrin ‘Lyme’.

avril

“E kam pranuar vdekjen dhe e kam ndjerë trupin tim duke u shuar. Jam ndjerë sikur po mbytem, por muzika më ka bërë të gjej forcën dhe ky publikim i albumit është një mënyrë për të treguar gjithë atë që kam përjetuar”, – shkruan këngëtarja. Pasi ka zbuluar datën e publikimit që i përket 18 shtatorit ajo e ka mbyllur letrën me fjalët: “Ajo çfarë dua më shumë në jetë është të rikthehem sërish në skenë. Të mbaj kitarën në dorë dhe të vrapoj. Të këndoj me shpirt dhe të udhëtoj aty ku kam fansat e mi. Do bëj gjithçka që është e mundur për ta realizuar këtë. Kam shkruar dhe regjistruar një album me këngë gjatë kohës që isha e shtrirë në shtrat, e sëmurë. Kjo për mua është një arritje e madhe. Më prisni sepse do të vij”.