Kthehen rolet: Dikur asistentja e Paris, tashmë është Paris që punon për Kim!

Showbiz

ikimparios

Përpara se Kim Kardashian të bëhej e famshme, ajo ka qenë asistentja personale e Paris Hilton. Kryesisht, ajo merrej me rregullimin e rrobave të saj. Kim dhe Paris ishin kudo bashkë, pavarësisht se gjithmonë dukej qartë që Kim ishte thjesht një ndihmëse. Megjithatë, njohjet që ka krijuar asokohe, tashmë janë disa prej miqve më të mirë.

kim

Por, lë të kthehemi pak tek ndërrimi i roleve. Është e vërtetë, çdo gjë rrotullohet apo jo? Pas shumë e shumë vitesh ku u përfol për një shkëputje midis vajzave, tashmë Paris ka personifikuar Kim. Ajo shfaqet me look-un e Kim, flokët, veshjen, gjithçka. Përse?

paris
Kanye ka vendosur që fushatën e re publicitare të linjës se tij të rrobave, ta bëjë me “sozi” të bashkëshortes së tij. E kështu, ai ka punësuar Paris Hitlon,si dhe disa modele të tjera të cilat janë të afërta me familjen për realizimin e setit. Të gjitha shfaqen totalisht me detajet e look-ut të Kim.

paris2