Kryetari i bashkisë së Tiranës kurorëzon në martesë prezantuesen e Tring Stars

Showbiz

 kartwwww

Prezantuesja e Tring Stars, Katerina Trungu ka finalizuar ditën e djeshme dashurinë e saj 8 vjeçare me DJ-in e RTSH-së, Endri Miliku. Në një ceremoni të ngrohtë, mes familjarëve dhe miqve të ngushtë, ata i thanë po njëri-tjetrit përgjithmonë. Ishte kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj ai që i shpalli Endrin dhe Katerinën burrë dhe grua. Në sytë e tyre rrezatonte dashuria për njëri-tjetrit por edhe lumturia që të dhuron pritja e ëmbël. Tashmë 6 muajshe shtatzënë, Katerina do të sjelli në jetë shumë shpejt djalin e tyre. S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit një jetë sa më të lumtur e të mbushur me momente të paharrueshme.

ka1

ka1

ka1

ka1