Krizë xhelozie mes çiftit të aktorëve Furkan Andıç dhe Aybüke Pusat?

Showbiz

Furkan Andıç, njëri prej protagonistëve të serialit ‘Romancë në derën ngjitur’ që jeni duke e ndjekur çdo pasadite në Kanal D Drama po përflitet së fundmi se po kalon ditë të vështira në jetën private.  Aktori i pashëm është prej katër vitesh në një lidhje romantike me kolegen e tij Aybüke Pusat. Mirëpo, sipas raportimeve të mediave vendase, aludohet se çiftit i famshëm po kalon një krizë xhelozie dhe lidhja e tyre e dashurisë është e trazuar. Nuk dihet se nga ana e kujt buron xhelozia sepse asnjëri nga aktorët e famshëm nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare. Së fundmi Andıç u përball me pyetje të drejtëpërdrejtë nga ana gazetarëve lidhur  me vërtetësinë e lajmit që po qarkullon.

Mirëpo aktori as nuk e ka pohuar as nuk e ka mohuar lajmin që qarkullon rreth tyre, çka la vend për shumë pikë pyetje. Ai është përgjigjur duke theksuar se nuk i pëlqente të fliste për jetën private pasi është diçka që i përkiste vetëm atij dhe nuk dëshironte ta ndante me publikun.