Kriteri i Afra Saraçoğlu / Çfarë ka rëndësi për t’i thënë ‘Po’ një oferte?

Showbiz

Afra Saraçoglu, aktorja bukuroshe e cila i jep jetë personazhit të Hajatit  protagonistes së serialit “Motrat”, të cilin e ndiqni në 3 Plus çdo mbrëmje ka treguar se po përgatitet të rikthehet në sheshxhirim për projektin e ardhshëm, në të cilin i është besuar roli kryesor. Duke përmendur preferencat e saj lidhur me përzgjedhjen e ofertave, Saraçollu ka deklaruar se preferon të marrë pjesë në ato projekte ku nuk ndihet e detyruar të sforcohet për të aktruar.Ajo u shpreh se kur gjen të përbashkëta mes saj dhe personazhit, ndihet e lirshme dhe gjen veten.  Ajo u shpreh se këtë ia sigurojnë vetëm historitë të cilat i pëlqejnë dhe e përfshijnë. Saraçollu  zbuloi  se xhirimet do të fillonin në Gaziantep në fund të këtij muaji dhe se parashikohet që projekti të dal para publikut në shtator me transmetimin e tij të parë. “Projektet ku personazhi ka ndikuar tek unë, për mua janë më të mirat” citoi aktorja, e cila tha se gjithçka në aktrim përcillet më cilësore kur ndjehet prej aktorit. Ndërsa nuk e fshehu lumturinë krahë të dashurit, aktorit Mert Yazıçıollu, me të cilin tha se ndihej plotësisht e dashuruar.