Pas skandalit të tradhëtisë së Tristan Thompson, Kris Jenner ka vendosur të flasë për herë të parë. E ftuar në emisionin radiofonik të vajzës së saj, Kendall, ajo ka pranuar se kjo periudhë ka qenë shumë e ngarkuar për familjen e tyre nga ana emocionale.Kris ka thënë se kanë ndodhur shumë gjëra dhe nuk ka lënë pa përmendur suksesin e Kylie Jenner si miliarderja më e re në moshë.
“Po ndodhin shumë gjëra me të gjithë ne. Dëshira ime e vetme është për fëmijët e mi. Do të jem shumë e lumtur kur të gjithë ata të kenë gjetur rrugën në karrierën e tyre, të kenë krijuar një biznes, sepse kjo është shumë e rëndësishme për mua”, – është shprehur Kris. Ajo ka lavdëruar të gjitha vajzat e saj për punën, duke pranuar se bizneset e tyre kanë ndikuar shumë në suksesin e familjes. Por pavarësisht këtyre arritjeve, situata në klanin Kardashian-Jenner nuk ka qenë aspak e qetë, që nga momenti kur u zbulua se Tristan kishte tradhtuar Khloe-n me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner.