Trashëgimtarja e ‘Top shop’, Chloe, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me ‘kriminelin më të bukur në botë’, Jeremy Meeks. Ata e kanë dhënë lajmin e bukur për fansat e tyre në ‘Instagram’ ku shprehen mjaft të lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë ardhjen në jetë të djalit tonë të bukur Jayden Meeks-Green,”-shkruajtën ata në llogaritë e tyre në ‘Instagram’.27-vjeçarja, e cila thuhet se është e fejuar e Jeremy e mbajti shtatzëninë të fshehtë deri në fillim të këtij muaji. Ajo u zbulua ndërsa relaksohej në një jaht luksoz të babait të saj Sir Phillip në Monako.