Dukesha Meghan Markle u largua nga rrjetet sociale para se të martohej me Princ Harry-n. Është i njohur tashmë rregulli që nuk i lejon anëtarët e familjes mbretërore të kenë llogari personale në rrjete sociale, jo më kot pas fejesës me Harry-n, Meghan nuk mund të ishte pjesë e tyre. Por për çudinë e të gjithëve llogaria e saj u rishfaq në ‘Instagram’ mbrëmjen e kaluar.
Profili personal i dukeshës qëndroi i hapur për 30 minuta dhe u fshi sërish.Sipas burimeve zyrtare nga drejtuesit e kompanisë që menaxhon ‘Instagram’, ka qenë një problem teknik ai që ka bërë të mundur rishfaqjen e profilit të Meghan. Me pak fjalë dukesha nuk ka tentuar ta hapë llogarinë e saj me 3 milionë ndjekës, as nuk ka qenë në dijeni të rishfaqjes së saj. Gjithsesi problemi është zgjidhur dhe Meghan nuk është më pjesë e rrjeteve sociale.