Krejt papritur, Flori Mumajesi duket se është fejuar!

Showbiz

mumajesi
Prej kohësh në media është aluduar për një lidhje të mundshme të Flori Mumajesit. Këngëtari shpeshherë publikon pjesë të pamjes së partneres por asnjëherë nuk e ka prezantuar për publikun. Një foto e publikuar vetëm pak minuta më parë ngre dyshime të forta së kantautori është fejuar.

flori fejese
Ai ka hedhur një foto në ‘Instagram’ ku tregon dy duar të shtrënguara dhe në gishtin e fejesës së vajzës ndodhet një unazë. Një detaj i cili bie në sy është dhe ambienti ku është shkrepur kjo foto. Bëhet fjalë për një shtëpi e cila ngre dyshimet edhe për një bashkëjetesë të mundshme të çiftit. Të jetë fejuar vallë kantautori i mirënjohur?