Kourtney Kardashian le pas lidhjen e fundit dhe shoqërohet me modelin 20 vjeçar?

Showbiz

kourt krdhs
Nëse menduat se Kourtney Kardashian do të ishte duke vuajtur për ndarjen nga 26-vjeçari, Younes Bendjima, gaboheni. Ajo e ka lënë totalisht pas dhe është duke kaluar kohë të mrekullueshme me dikë tjetër.Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Luka Sabbat i cili është një mik i familjes, por edhe model e aktor i suksesshëm.

kourtney luca

“Ajo duket shumë e lumtur. Po kënaqet me shoqërinë dhe Lukën. Tani është kthyer në L.A me fëmijët e saj. Gjërat me Lukën janë ende në fillime. Nuk është se ajo e thërret “të dashur” – kanë thënë burimet pranë “People”. Gjithashtu është raportuar se për ta diferenca 19 vjeçare nuk përbën problem, sepse Kourtney tërhiqet nga Luka dhe ndihet e lumtur. Kjo nuk do të thotë që janë domosdoshmërisht bashkë, por mos ndoshta një romancë e re po lind? Nuk do të ishte çudi.