Këngëtarja Orgesa Zaimi, ka thënë në një intervistë për emisionin ” Vizioni I pasdites”, në Vizion Plus se ajo dhe familja e saj mund të kenë kaluar Koronavirusin që në muajin shkurt pa e kuptuar. Simptomat kanë qënë të njëjta me ato që tani japin autoritetet.
Këngëtarja tregoi se në javët e para ka qenë e terriorizuar, ndërkohë në ditët e sotme është duke vlerësuar karantinimin, si mundësia më e mirë për të shpenzuar kohën me familjen.
“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat,temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi”, tha Orgesa.
Ndërsa përsa I përket kalimit të këtij momenti ajo me shaka ka thënë:
Bashkëshortin as karantina nuk e bëri që të mund të gatuajë. Ai është shijuesi i gatimeve… Ne jemi në vitin e 13-të të bashkëjetesës dhe i kemi kaluar mospërputhjet e karakterit. Por tani zihemi për çokokremin e këto zënkat e karantinës…”.