Konsiderohen rivale prej 20 vitesh, Christina Aguilera flet për Britney Spears!

Showbiz

britney
Prej 20 vitesh Christina Aguilera dhe Britney Spears kanë një marrëdhënie aspak të mirë. Megjithatë dy këngëtaret e njohura duket se kanë vendosur të shkrijnë akujt mes tyre. Christina është gati të hedh pas krahëve çdo gjë dhe të nisë një bashkëpunim muzikor me Britney. Gjatë një interviste për Jimmy Kimmel, Aguilera foli hapur për marrëdhënien me kolegen e saj.

britney christina dywco remix rumor

“Unë dhe Britney jemi konsideruar si rivale. Nëse do të kishte rrjete sociale në atë kohë, ne ndoshta do të kishim bërë një këngë së bashku dhe të kalonim çdo gjë”, – ka thënë Christina. Drejtuesi i emisionit vazhdoi duke e ngacmuar, duke i thënë se nuk është vonë për një bashkëpunim mes të dyjave. “Ndoshta nuk është tepër vonë për këtë”, – tha këngëtarja duke buzëqeshur. Nëse ky ribashkim mes këngëtareve do të ndodhë në të ardhmen me siguri të gjithë fansat e muzikës së viteve ’90 do të ishin shumë të lumtur.

Lexoni gjithashtu: Kivanc Tatlitug transformohet për rolin e ri: Arrini ta njihni dot?