Shpat Deda është një nga këngëtarët shqiptarë që njihet për zërin e veçantë, kitarën që e shoqëron gjithmonë dhe llojin e muzikës që bën.Në listën e pjesëmarrësve të festivalit që do organizohet pas disa ditësh në Prishtinë ka qenë edhe emri i Shpatit, por vetë ai zbuloi që nuk do të jetë i pranishëm.
“Për shkak të një mosmarrëveshje me menaxhmentin e ‘Sunny Hill Festival’ unë nuk do të jem pjesë e tij. Shihemi në koncertet e mia të radhës”,-ka shkruar Shpati. Fansat e këngëtarit simpatik pa dyshim janë zhgënjyer, por premtimet për koncerte të tjerë me siguri do realizohen shpejt.