Baris Arduc u bë shumë shpejt një nga aktorët më të dashur për publikun nëpërmjet serialit “Dashuri me Qira”. Në krah të tij, interpretonte aktorja simpatike Elcin Sangu e cila do të nisë një tjetër projekt në krah të Baris. Filmi titullohet “Yimda Kal” dhe sapo ka nisur xhirimet.
Mendohet se xhirimet do të zgjasin 5 javë dhe do të realizohen në Heybeliada dhe Stamboll. Sipas gecce.com, historia e Mert (Barış Arduç) dhe Ada (Elçin Sangu) do të jetë komedia romantike më e mirë e vitit.