Komplot në pallatin mbretëror! Kate gjithmonë më e kuruar se Meghan…

Showbiz

Kate Middelton ose ndryshe “nusja e madhe” e pallatit mbretëror shfaqet gjithmonë në super formë krahasuar me Meghan. Është e vërtetë që kohët e fundit Meghan sapo ka lindur dhe gjendja e saj fizike nuk është më e mira e mundshme, por sekreti qëndron tek kurimi.


Ato kanë një staf stilistësh që kurojnë imazhin dhe bëjnë veshje që nxjerrin në pah më të mirat dhe mbulojnë defektet. Por mesa duket këtë e bëjnë më së shumti me Kate dhe më pak me Meghan nëse do marrim parasysh daljet e saj të fundit.


Flitet për lëvizje të mirëstudiuara që synojnë të ngrihet më lart figura e Kate-it përballë asaj të Meghanit. Një konsulente imazhi thotë se tashmë është vënë re që Kate vishet në evente publike në mënyrë shumë më të vlerësuar sesa kunata.