Kjo mund të themi pa frikë se është periudha më e mirë në karrierën e aktores së serialit “FI”, Serenay Sarikaya. Jo vetëm në Turqi, por tashmë edhe në mbarë botën aktorja po pëlqehet gjithmonë e më tepër. Pas suksesit të serialit “FI”, për Serenay-n ka patur një “boom” ofertash të tjera. Megjithatë, projektet kinematografike nuk janë e vetmja fushë në të cilën ajo po shkëlqen.
Serenay është kthyer në imazhin e shumë kompanive të ndryshme në Turqi dhe kohët e fundit, ka patur kërkesa të panumërta nga kompani italiane për t’i përfaqësuar. Publiku italian duket se është mjaft dashamirës kundrejt aktores dhe kjo gjë ka rënë në sy të bizneseve të ndryshme. Serenay-t tashmë do i duhet të ndajë jetën e saj midis Turqisë dhe Italisë, pasi shumë shpejt do të fillojë të xhirojë për reklamat e ndryshme të cilat i janë ofruar nga kompanitë italiane.