Kompania kozmetike, vendos të ketë si imazh një mashkull!

Showbiz

manny4
Sigurisht sapo përmendim kompani kozmetike, mendja na shkon direkt te gama e madhe e produkteve që përdorin femrat. E nëse flasim për fushatë publicitare, menjëherë mendojmë disa prej aktoreve apo modeleve më të bukura të momentit, të cilat realizojnë sete apo reklama për kompani të ndryshme.

manny
Por, Maybelline ka vendosur të ndjekë një tjetër strategji. Imazhi i kësaj kompanie për vitin 2018 do të jetë një mashkull. Sipas drejtorit artistik të saj, produktet kozmetike tashmë nuk janë thjesht një çështje femrash.

manny2
Manny Guiterrez quhet mashkulli i parë i cili do të bëjë fushatën e produkteve të reja nga Maybelline. Sipas drejtuesve, meshkujt po përfshihen gjithmonë e më tepër në botën kozmetike. Fakt për këtë, është dhe prezenca e kaq shumë grimierëve të sukseësshëm meshkuj, në tregun ndërkombëtar.