Rita Ora aktualisht është një prej artisteve më të njohura në botë dhe si e tillë është një person me influencë të konsiderueshme.
Këngëtarja kohë pas kohe pranon dhurata nga brendet më të njohura, e të cilat ua tregon fansave në rrjete sociale.
Së fundi ka publikuar një dhuratë nga “Apple”, që është telefoni i ri “iPhone 11”.
“Faleminderit Apple, jam shumë entuziaste. Më pëlqejnë lodrat e mia të reja”, është mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotos, në të cilën tregon telefonin që e mori dhuratë.
