Komentuesit e kritikojnë për veshjen, Anxhela Peristeri u kthen përgjigjen epike!

Showbiz

Anxhela Peristeri ka vendosur që këtë sezon veror t’i lërë pak pas dore baladat dhe siç vetëm ajo di, të sjellë një këngë të re mjaft ritmike e titulluar “Maraz”.Në të këngëtarja nuk ngurron aspak që të jetë vetë pjesë duke kërcyer dhe ekspozuar linjat e saj. Të themi të drejtën Anxhela ka ardhur mjaft në formë me format trupore dhe duket se ajo ndihet mjaft krenare për këtë fakt, duke i shfaqur ato.Në videoklip gjatë një momenti mjaft të shkurtër, në ekzekutimin e një piruete këngëtares i kanë dalë në pah edhe të pasmet.

Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga ndjekësit e artistet, të cilët kanë komentuar:“Fillove dhe ti të zhvishesh dhe të dridhesh prapanicën”.Anxhela nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje duke i thënë se ka filluar prej vitit 2002 të bëjë shoë e të zhvishet:“Faktikisht kam filluar që 17 vite më parë, por ndoshta s’e ke vënë re”, i kthehet ajo pa e vrarë shumë mendjen për komentet negative.