Çifti qëndron në kontakt me fansat duke publikuar shpesh në ‘Instagram’ foto të ndryshme nga jeta e tyre dhe pushimet e shpeshta që bëjnë së bashku.
Së fundmi, Angelique Boyer, e njohur ndryshe si ‘Teresa’, ka publikuar në profilin e saj një foto ku shfaqet tërësisht pa make-up, e sapo dalë nga deti.
Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se bashkëshorti i saj është treguar tepër romantik në sy të të gjithë botës, duke i lënë komentin që çdo vajzë ka dëshirë t’a dëgjojë.
“Bukurosheeeee!!! Ai shikim më hipnotizon”- ka shkruar në koment Sebastian Rulli, i njohur ndryshe si ‘Arturo’ nga roli i tij në telenovelë.