Aktorja e njohur Julia Roberts ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve. Nga bionde, gruaja ikonë e bukurisë, është bërë kokëkuqe. Kështu, Julia Roberts tashmë nuk është më në grupin e biondeve.
Aktorja është fotografuar në New York me look-un e ri, kokëkuqe dhe me flokët e shkurtra. Julia Roberts po xhiron së fundmi filmin e ri “Ben is Back”. Nuk e dimë nëse ky ndryshim është për shkak të rolit ose aktorja do qëndrojë për një kohë të gjatë me flokët e kuqe. Gjithsesi ajo ngjan shumë bukur, edhe me flokët e kuqe!